FILLIMI
Main Menu
FILLIMI
HISTORIKU
KLUBI
EKIPI
GALERIA
KONTAKTI
Kerko
KF Drenica
KF DRENICA
Kalendari
O R A
Anketa
A mendoni se KF Drenica do te kete suksese me te medha kete stinor?
 
Slideshow
Login Form





Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni një
Momentalisht Online
Vizitorët
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot5
mod_vvisit_counterDje48
mod_vvisit_counterKëtë javë87
mod_vvisit_counterKëtë muaj486
mod_vvisit_counterGjithsejt25527
Mensur Limani lojtar i Drenices. Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sunday, 07 February 2010

  

Ish-mesfushori i Prishtines Mensur Limani prej sot është futbollist i ri i Drenicës.Limani ka nënshkruar kontrat gjashtë mujore më Drenicën dhe aj qe nga ndeshja e parë që Drenica e zhvillon në gjakovë në kuadër të kupës së kosoves në futboll kunder Vllaznimit,Limani do të jëtë i gatshem ti ndihmoj skuadres kuqezinjë nga Skenderaj.Drenica kshtu bënë perforcimin e parë serioz në këtë afat kalimtar dhe sipas drejtuesve të skuadres nuk do të këtë nenshkrime tjera sepse sipas tyre Drenica ka fond te mjaftueshem të futbollistve.

Azhornuar së fundi ( Sunday, 07 February 2010 )
 
Premton Muja (Arusha) vazhdon kontraten me Drenicen Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Friday, 27 November 2009

Sulmuesi Gjilanas Premton Muja i cili kishte kontratë 6 muajshe me Drenicen dje ka bërë vazhdimin e saj edhe per 6 muaj tjerë që do të  thotë  se Premton Muja do ti ndihmoj skuadres së Drenices deri ne fund të këtij kampionati. Kushtet e mira dhe serioziteti i kryesisë se klubit ne permbushjen e obligimeve financiare ndaj lojtareve e kan shtyrë Premton Mujen ta vazhdoj kontraten me Drenicen i cili është i knaqur me kushtet e ofruara nga skuadra Drenicase.

Po ashtu behet e ditur se trajneri Valdet Shoshi i ka derguar nje list me emra të futbollisteve,kryesisë se klubit futbollistik Drenica dhe pritet qe krysesia e klubit t'ia plotësojnë kerkesen trajnerit Shoshi.

Azhornuar së fundi ( Wednesday, 30 December 2009 )
 
Kupa e Republikës së Kosovës - Drenicarët shkojnë më tutje Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Friday, 27 November 2009

Skuadra kuqezi me mund të madh kaloi në rundin tjetër të garave për Kupën e Kosovës pasi ka mundur skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, Rahovecin  me rezultat 3;2. Ndeshja u zhvillua në në stadiumin "Bajram Aliu" në prani të 300 shikuesve, të parët në epërsi me golin e shënuar nga pika e bardhë kaluan vendësit në minutën 13. Një mbrojtës i mysafirëve luajti më dorë brenda zonës së rreptësisë, për cka gjyqtari kryesor tregoi pikën e bardhë, shënoi Lushtaku 1:0.  Mysafirët kanë barazuar në minutën 30-të nëpërmjet mesfushorit Shehu, që kalon me lehtësi mbrojtjën e Drenicës që gjuajti dhe barazoi shifrat 1:1. Skuadra drenicare arrin kthej eperësinë dy minuta para së të përfundonte pjesa e parë, Gashi provoi nga larg, por gjuajten e ndali portieri Hamza, që dëbon vetem deri te Syla, i cili nuk e pati vështirë të shënoj nga afër 2:1. Rahoveci në pjesën e dytë lujati më me angazhim, në minutën 66 mesfushori Gashi pason për Cenën, që i ikën kurthës së pozitës jashtë loje, niset në drejtim të portës së Drenicës, gjuan dhe shënon për t’i barazuar 2:2. Drenica nuk kishte cka të humbiste më, sulmoi pa rreshtur, por për t’i gëzuar fitorës vetëm 5 minuta para fundit kur nga e djathta harkon Jashari, në zonën e rreptësisë Muja gjuan me kokë dhe shënon për rezultatin përfundimtar 3 me 2 për Drenicën. / Drenica – Rahoveci 3:2 (2:1) / Stadiumi “Bajram Aliu”, Skenderaj / Shikues: 300

Shënues: Lushtaku (pe.13’), A.Syla (43’) Muja (85’) - (Dre) -– Sheshu (30), Cena (66)-(Rah)

Drenica: Shosholli, Syla, Lushtaku, Jashari, Geci, Gashi, Zhabollaj, Hajdari, Demiraj, Muja dhe A.Syla

Rahoveci: Hamza, Haxhimustafa, Gashi, Sylejmani, Shehu, Mullavda, Cena, Gashi, Rama, Hoti dhe Vuciterna

Azhornuar së fundi ( Wednesday, 30 December 2009 )
 
Te shtunen Drenica - Liria , ora 17:00 Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 13 August 2009

Kete te shtune, me 15.08.2009, duke filluar nga ora 17:00,fillon stinori i ri në Raiffeisen Superligen e Kosoves ne futboll.

Në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj, KF Drenica është mikepritese e KF Liria nga Prizreni. Perveq hapjes zyrtare te kampionatit te ri, pikerisht ne fillim te ketij stinori edhe do te fillojne punimet per rregullimin e shkalleve te stadiumit, ne pjesen perendimore te saj, ku me kete rast para fillimit te ndeshjes Drenica - Liria , me nje ceremoni edhe do te vendoset gurthemeli i ndertimit te shkalleve te stadiumit "Bajram Aliu".

 Ne kete menyre , klubi iu ben thirrje te gjithe sportdashësve, e ne veqanti simaptizuesve te flakt te Drenices qe ne numer sa me te madh te jene prezent ne kete ndeshje, e cila simbolikisht shenon edhe zyrtarisht fillimin e stinorit te ri e poashtu edhe ndertimit te shkallëve te stadiumit, deshire kjo e kahmotshme e dashamirëve te sportit ne pergjithësi.

 
Drenica e gatshme per fillimin e kampionatit Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Monday, 10 August 2009

Pas kthimit nga Gjevgjelia, ku qendruan 8 ditë,KF Drenica po vazhdon fazen finale te pergaditjeve ne Skenderaj, pak para fillimit te kampionatit. Siq dihet kete fundjave do te fillon kampionati i ri ne Raiffeisen Superligen e Kosoves ne futboll. Në edicionin e ri 2009/2010, Drenica ndeshjen e parë do ta zhvilloj kete te shtune ne Stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj. Kundershtar i parë i Drenices do të jetë ekipi i sapo promovuar ne Superlige, Liria nga Prizreni. Siq dihet Liria si kampione e liges se pare ka hyre ne Superlige, keshtu qe do te jete nje kundershtar mjaft i fortë, mirepo Drenicasit duken mjaft te pergaditur dhe te motivuar qe me fitore te startojne në kampionatin e sivjetmë.

 
Drenica vazhdon pergaditjet ne Gjevgjeli, Maqedoni Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 29 July 2009

Ekspedita kuq e zi, e përbëre prej 25 futbollistëve dhe shtabit teknik, ka udhetuar dje per ne Gjevgjeli te Maqedonise, per te zhvilluar fazen e fundit pergaditore para fillimit te kampionatit. Gjatë qendrimit ne Gjevgjeli, perveq pergaditjeve intenzive, jane parapare edhe disa ndeshje kontrolluese, ne menyre qe te komponohet ekipi , per nje fillim te sukseshem te kampionatit. "Padyshim kjo faze pergaditore qe do te zhvillohet ne Maqedoni do te jete shume e rendesishme per ekipin. Ne ndeshjet kontrolluese qe shpresoj ti zhvillojme gjate qendrimit ne Gjevgjeli, do te shohim ku jemi dhe do te mundohemi qe te komponojm nje ekip te forte per fillim te suksesshem te kampionatit", eshte shprehur per faqen tone trajneri i KF Drenices, Xhafer Dobra.

Ekspedita e Drenices do te qendroj t 8 dite ne Gjevgjeli te Maqedonise .

 
Edhe Premton Muja në Drenicë Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sunday, 19 July 2009

Ish sulmuesi i spikatur i Gjilanit, Premton Muja, ka firmosur me Drenicen.

Ne vazhden a angazhimit te perforcimeve sa me cilesore, KF Drenica te shtunen , ka arritur marrveshje me sulmuesin e spikatur Premton Muja. Muja i eshte bashkangjitur skuadres te shtunen, ku ka zhvilluar edhe stervitjen e parë se bashku me bashkëlojtaret tjerë te skuadres. Drejtuesit e skuadres kuq e zi , shprehen dukshem te kenaqur me keto perforcime, dhe padyshim presin nje kampionat te suksesshem. Ditë me parë Drenices i janë bashkanagjitur edhe Fitim Haliti e Arsim Plepolli.

 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 8 nga 32