Drenica e gatshme per fillimin e kampionatit
Shkruar nga Administrator   
Monday, 10 August 2009

Pas kthimit nga Gjevgjelia, ku qendruan 8 ditë,KF Drenica po vazhdon fazen finale te pergaditjeve ne Skenderaj, pak para fillimit te kampionatit. Siq dihet kete fundjave do te fillon kampionati i ri ne Raiffeisen Superligen e Kosoves ne futboll. Në edicionin e ri 2009/2010, Drenica ndeshjen e parë do ta zhvilloj kete te shtune ne Stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj. Kundershtar i parë i Drenices do të jetë ekipi i sapo promovuar ne Superlige, Liria nga Prizreni. Siq dihet Liria si kampione e liges se pare ka hyre ne Superlige, keshtu qe do te jete nje kundershtar mjaft i fortë, mirepo Drenicasit duken mjaft te pergaditur dhe te motivuar qe me fitore te startojne në kampionatin e sivjetmë.