| Kupa e Republikës së Kosovës - Drenicarët shkojnë më tutje |
| Shkruar nga Administrator | |
| Friday, 27 November 2009 | |
|
Skuadra kuqezi me mund të madh kaloi në rundin tjetër të garave për Kupën e Kosovës pasi ka mundur skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, Rahovecin me rezultat 3;2. Ndeshja u zhvillua në në stadiumin "Bajram Aliu" në prani të 300 shikuesve, të parët në epërsi me golin e shënuar nga pika e bardhë kaluan vendësit në minutën 13. Një mbrojtës i mysafirëve luajti më dorë brenda zonës së rreptësisë, për cka gjyqtari kryesor tregoi pikën e bardhë, shënoi Lushtaku 1:0. Mysafirët kanë barazuar në minutën 30-të nëpërmjet mesfushorit Shehu, që kalon me lehtësi mbrojtjën e Drenicës që gjuajti dhe barazoi shifrat 1:1. Skuadra drenicare arrin kthej eperësinë dy minuta para së të përfundonte pjesa e parë, Gashi provoi nga larg, por gjuajten e ndali portieri Hamza, që dëbon vetem deri te Syla, i cili nuk e pati vështirë të shënoj nga afër 2:1. Rahoveci në pjesën e dytë lujati më me angazhim, në minutën 66 mesfushori Gashi pason për Cenën, që i ikën kurthës së pozitës jashtë loje, niset në drejtim të portës së Drenicës, gjuan dhe shënon për t’i barazuar 2:2. Drenica nuk kishte cka të humbiste më, sulmoi pa rreshtur, por për t’i gëzuar fitorës vetëm 5 minuta para fundit kur nga e djathta harkon Jashari, në zonën e rreptësisë Muja gjuan me kokë dhe shënon për rezultatin përfundimtar 3 me 2 për Drenicën. / Drenica – Rahoveci 3:2 (2:1) / Stadiumi “Bajram Aliu”, Skenderaj / Shikues: 300 Shënues: Lushtaku (pe.13’), A.Syla (43’) Muja (85’) - (Dre) -– Sheshu (30), Cena (66)-(Rah) Drenica: Shosholli, Syla, Lushtaku, Jashari, Geci, Gashi, Zhabollaj, Hajdari, Demiraj, Muja dhe A.Syla Rahoveci: Hamza, Haxhimustafa, Gashi, Sylejmani, Shehu, Mullavda, Cena, Gashi, Rama, Hoti dhe Vuciterna |
|
| Azhornuar së fundi ( Wednesday, 30 December 2009 ) |