FILLIMI arrow HISTORIKU
Main Menu
FILLIMI
HISTORIKU
KLUBI
EKIPI
GALERIA
KONTAKTI
Kerko
Vizitorët
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot32
mod_vvisit_counterDje73
mod_vvisit_counterKëtë javë105
mod_vvisit_counterKëtë muaj416
mod_vvisit_counterGjithsejt35451
Historiku i Klubit Futbollistik Drenica PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albert L   
Friday, 17 October 2008
Iniciativa për formimin e një klubi te futbollit në Skënderaj lindi që në vitet e para te pas luftes së dytë botërore , mirëpo u konkretizua vetëm në vitin 1956 nga disa entuziastë të sportit, siç ishin: YMER TAHIRI, RAMADAN DAUTAJ, ISË IBISHI, HAJRULLA ASLLANI etj.Në vitin 1958 formohet klubi me emrin “Partizan”. Dy vite më vonë iu ndrrua emri I klubit dhe klubi tani  u emrua sipas Fabrikës së tjegullave KF."BUDUQNOSTI" nga Skënderaj, i cili filloi garat në Nënlidhjen e Mitrovicës.Përkundër kushteve të vështira, më 1961/62 u krijua një formacion me futbollist të rinjë dhe të talentuar. Në këtë kohë Kryetar i Kryesisë u zgjodh Avdyl IDRIZI , ndërsa trajner ishte Aziz ABAZI. 
Loja e pare e KF “Buduqnosti” në sezonin 1961/62 është zhvilluar në Leposaviq , KF “IBRI” – KF “ BUDUQNOSTI “  3:2.
Formacioni më I shpeshtë I KF “BUDUQNOSTI” gjatë kësaj sezone ishte :Rrustem RRUSTEMI , Hajdin AJETI , Sokol OSMANI , Rushit RUSHITI , Hamit MEHMETI , Ramë RAMA , Isa IBISHI , Hamdi MIFTARI , Kadri RRECI , Ejup TOPALLI , Selim…. , Hamdi NUREDINI , Aziz ABAZI (trajner).
 Ekipi garoi 14 vite në Qarkun e Mitrovicës dhe në sezonin 1977/78 si kampion i këtij qarku hyn në Ligën e Dytë të Kosovës. E meriton që të cekim formacionin e këtij sezoni, i cili siguroi hyrjen në ligë:
Sinan BEHRAMI, Fadil RAMA, Mehmet MEHMETI, Hajriz HAJDINI, Ramadan OSMANI, Haki PAJAZITI, Agim BOLETINI, Burhan HAMITI, Ibrahim DERVISHI, Veli HYSENI, Zymer HASANI, Alush HETEMI, Faik HAZIRI, Xhafer DOBRA, Imer LUSHTAKU, Fadil FEJZA, Xhavit SEJDIU, Sadik SHALA.
 Ekipi ishte i papërvojë dhe në fund të kampionatit të parë bie nga Liga e Dytë. Pas një pune të madhe, klubi u rikthye në ligë pas 5 vitesh, pikërisht në sezonin 1983/84.Formacioni në këtë vit kishte këtë përbërje:Ukë DAJAKU (kryetar) Imer LUSHTAKU (trajner), Burim NDRESHAJ, Rexhep VESELI, Mehmet MEHMETI, Fadil RAMA, Xhafer DOBRA, Bashkim IDRIZI, Hashim AJETI, Halim VELIQI, Agim Berisha, Haki PAJAZITI, Bahri RUKOLLI.
Për dallim nga gjeneratat e mëhershme, kjo gjeneratë me plot sukses ruajti statusin e antarit të Ligës së Dytë dhe ishte edhe pretendent për titull. Pas shkuarjes së lojtarëve kyç në klube tjera, si: Burhan Hamiti, Ismajl Gucati, Veli Hyseni, Bashkim Idrizi, Bahri Rukolli etj. klubi i zbehu gjasat për hyrje në rang më të lartë, por u stabilizua në Ligën e Dytë. Pasi që numri i lojtarëve sa vinte e shtohej, u formua klubi tjetër nga Skënderaj- KF."Drenica" që garonte në Qarkun e Mitrovicës. Ideja për pagëzimin e emrit DRENICA ka qënë e Hashim Ajetit, e që është përkrahur unanimisht. Kjo ka ndodhë në fshatin Klinë në Korrik të vitit 1988 , kurse regjistrimi zyrtar I klubit me emrin KF DRENICA zyrtarisht bëhët me 24 Korrik 1988.Ky klub u formua nga disa ish-lojtarë të KF."Buduqnostit", kurse kryesia ishte në këtë përbërje: Hajriz Hajdini (kryetar), Idriz Salihu (sekretar), Enver Nuredini (drejtor), Kadri Nuredini, Gani Hajdari etj. Ekipi u formua në sezonin 1987/88. Pas kalimit të një numri të madh të lojtarëve nga KF."Buduqnosti", klubi i ri garonte me plot sukses në qarkun e Mitrovicës dhe po në atë vit që u formua, kaloi në rang më të lart, në Ligën e Dytë të Kosovës. Gjenerata që e formoi KF."Drenica" dhe e cila hyri në Ligën e Dytë të Kosovës ishte:
Hashim AJETI (trajner), Burhan HAMITI (ndihmës trajner) , Gani HAJDARI, Fadil RAMA, Xhafer DOBRA, Florim FAZLIU, Arif IBISHI, Sylejman ALIU, Arif SALIHU, Bashkim BEHRAMI, Murat IBISHI, Nehat HAMITI, Hazir NUREDINI, Ismet ZYMBERI, Naser SHAQIRI, Skënder ZYMBERI, Musa MURTEZI.
Ky klub që në vitin e parë të garave në Ligën e Dytë siguroi kualifikimin për në Ligën e Parë, pra në sezonin 1989/90 klubi arriti suksesin më të madh në historikun e vet. Formacioni më i shpeshtë në këtë sezon, që e arriti këtë sukses historik, ishte:
Hashim AJETI (trajner) ,Hajdin AJETI (trajner), Afrim BERISHA, Hilmi GASHI, Xhafer DOBRA, Ragip BEHRAMI, Burim NDRESHAJ, Agim BERISHA, Fadil BEHRAMI, Besim MIFTARI, Nehat HAMITI, Fatmir DERVISHI, Burhan HAMITI etj.
Liga e Parë ishte shumë cilësore në vitin 1990/91 andaj kryesia e KF."Drenica" angazhoi përforcime në klub. Erdhën në klub këta futbollist: Bashkim IDRIZI nga KF"Trepca", Xhavit Tahiri nga KF. "Rudari", Afrim Jashari dhe Fadil Fejza nga KF."Buduqnosti". Në vitin historik 1991 u bë edhe pavarësimi i futbollit kosovar nga ai serb dhe në këtë kohë KF."Drenica" ishte në mesin e tabelës së klasifikimit. Në Ligën e Parë garuan :
Hashim AJETI (trajner), BASHKIM IDRIZI, BURIM NDRESHAJ, XHAFER DOBRA, HAZIR NUREDINI, NASER SHAQIRI, FADIL BEHRAMI, Hajdin AJETI (trajner), AFRIM JASHARI, XHAVIT TAHIRI, NEHAT HAMITI, FADIL FEJZA, BURHAN HAMITI.
Për shkak të vështirësive të krijuara nga okupatori serb, KF." Drenica" në kapionatin e pavarur të Kosovës i zhvilloi vetëm tri ndeshje në Skënderaj dhe pas largimit nga policia serbe, ndeshjet tjera i zhvilloi në një fushë në malet e Klinës së Ulët. Në këtë periudhë formacioni i KF."Drenica" ishte ky: Xhafer DOBRA, Sadik VELIU, Bashkim IDRIZI, Sylejman SELIMI-Sulltani, Hazir NUREDINI, Naser SHAQIRI, Tahir LUSHTAKU, Nehat HAMITI, Xhavit TAHIRI, Hysni GJINOVCI, Faton TAHIRI, Hashim AJETI (trajner).
Në vitin 1992/93 FFK vendosi që garat e futbollit në Kosovë të zhvillohen në katër grupe: grupi i prishtinës, i Ferizajt, i Gjakovës dhe i Mitrovicës. Në fund zhvillohej gara nga kampionët e grupeve për t'u ditur kampioni i Kosovës. Skënderaj kishte dy ekipe në grupin e Mitrovicës: KF."Drenica" dhe KF."Skënderaj".Më 1995/96 KF."Skënderaj ishte kampion i grupit të Mitrovicës dhe në vendin e dytë në garat e kampionëve të katër grupeve. Ekipi i asaj periudhe ishte në këtë përbërje:
Imer LUSHTAKU (trajner), Sami BEQIRI, Afrim JASHARI, Bajram ALIU (tani dëshmor), Xhevdet DERVISHI, Besnik KAÇKINI, Sami GECI, Besim BAJRAKTARI, Enver VOJVODA, Nexhmedin JASHARI, Brahim VOJVODA, Arsim IDRIZI, Daut GECI, Hajdin GECI (kryetar).
Pasi KF."Skënderaj" u bë antar i Ligës Unike të Kosovës, aty garoi vetëm një vit dhe për shkak të kushteve të vështira financiare nuk arriti ta ruaj statusin e antarit të kësaj lige. Kështu, prapë ra në ligën e dytë dhe tani garonte bashkë me KF."Drenica" në Ligën e Dytë-grupin e Mitrovicës. Për shkak të vështirësive të ndryshme dhe duke parë potencialin e të dy ekipeve, të dy kryesitë vendosin që të dy ekipet të shkrihen në një ekip të vetëm që do të garojë në Ligën e Dytë-grupi i Mitrovicës. Klubi që u formua pas këtij bashkimi u quajt K.F."VËLLAZËRIA" dhe u formua në sezonin 1997/98. Në stinorin e parë klubi u radhit në kreun e tabelës së grupit të Mitrovicës. Mirëpo, pas fillimit të luftës çlirimtare, klubi pushoi aktivitetin dhe në vend të fanelave sportive, lojtarët veshën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas mbarimit të luftës së lavdishme çlirimtare, KF."VËLLAZËRIA" ndërroi përsëri emrin në KF."DRENICA". Për riorganizimin e këtij klubi pas luftës, kontribut të veçantë kanë dhënë: Sylejman Selimi-Sulltani, Sami Lushtaku, Bashkim Jashari, Nuredin Lushtaku, Musa Jashari, të gjithë këta eprorë të lartë të UÇK-së si dhe antarët e vjetër të kryesisë: Bashkim Rushiti, Hajdin Geci etj. Formacioi i pasluftës ishte:
Bashkim IDRIZI (trajner), Bekim XANI, Sabit MIFTARI, Xhevdet DERVISHI, Brahim VOJVODA, Sami GECI, Daut GECI, Afrim JASHARI, Tahir LUSHTAKU, Nehat HAMITI, Selman DURMISHI, Arsim IDRIZI.
Menjëherë pas lufte, në sezonin 2000/2001 KF."Drenica" u kualifikua përsëri në Ligën e Parë të Kosovës, ku me mjaft sukses garon edhe tani. Ekipi që u kualifikua për në Ligën e Parë të Kosovës ishte:
Bashkim IDRIZI, Bekim XANI, Xhevdet DERVISHI, Sami GECI, Brahim VOJVODA, Arsim IDRIZI, Mehmet KURDA, Afrim JASHARI, Jusuf JUSUFI, Tahir LUSHTAKU, Sadik Rrahmani, Afrim ARIFI, Ramadan CIMILI (trajner) Xhafer DOBRA.
Viti 2000/2001 ishte vit kur klubi me mjaft vështirësi arriti të ruaj statusin e antarit të Ligës së Parë të Kosovës. Mbetjes në elitën e futbollit kosovar i kontriboi shumë edhe përkrahja nga grupi i tifozëve të flaktë të klubit, të ashtuquajturit "SHQIPONJAT E ZEZA", të cilët e përkrahën klubin në çdo lojë. Në këtë vit në klub filloi punën edhe shkolla e futbollit, si formë e re e punës në klub. Klubi tanimë është stabilizuar në elitën e futbollit dhe në dy sezonat e fundit ishte në mesin e tabelës. Tash në këtë sezon pra 2008/2009 , KF DRENICA me plot sukses garon së Superligën e Kosovës në futboll dhe është një prej ekipeve më cilësore në ligë .Poashtu, klubi i futbollit "Drenica" përveç kualitetit të lojës, është një prej klubeve më të disiplinuara në Kosovë, në bazë të statistikave.
Azhornuar së fundi ( Monday, 20 October 2008 )