|
Vizitorët |
 | Sot | 32 |  | Dje | 73 |  | Këtë javë | 105 |  | Këtë muaj | 416 |  | Gjithsejt | 35451 |
|
|
LAJME
|
Premton Muja (Arusha) vazhdon kontraten me Drenicen |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 27 November 2009 |
|
Sulmuesi Gjilanas Premton Muja i cili kishte kontratë 6 muajshe me Drenicen dje ka bërë vazhdimin e saj edhe per 6 muaj tjerë që do të thotë se Premton Muja do ti ndihmoj skuadres së Drenices deri ne fund të këtij kampionati. Kushtet e mira dhe serioziteti i kryesisë se klubit ne permbushjen e obligimeve financiare ndaj lojtareve e kan shtyrë Premton Mujen ta vazhdoj kontraten me Drenicen i cili është i knaqur me kushtet e ofruara nga skuadra Drenicase. Po ashtu behet e ditur se trajneri Valdet Shoshi i ka derguar nje list me emra të futbollisteve,kryesisë se klubit futbollistik Drenica dhe pritet qe krysesia e klubit t'ia plotësojnë kerkesen trajnerit Shoshi. |
|
Azhornuar së fundi ( Wednesday, 30 December 2009 )
|
|
Kupa e Republikës së Kosovës - Drenicarët shkojnë më tutje |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 27 November 2009 |
|
Skuadra kuqezi me mund të madh kaloi në rundin tjetër të garave për Kupën e Kosovës pasi ka mundur skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, Rahovecin me rezultat 3;2. Ndeshja u zhvillua në në stadiumin "Bajram Aliu" në prani të 300 shikuesve, të parët në epërsi me golin e shënuar nga pika e bardhë kaluan vendësit në minutën 13. Një mbrojtës i mysafirëve luajti më dorë brenda zonës së rreptësisë, për cka gjyqtari kryesor tregoi pikën e bardhë, shënoi Lushtaku 1:0. Mysafirët kanë barazuar në minutën 30-të nëpërmjet mesfushorit Shehu, që kalon me lehtësi mbrojtjën e Drenicës që gjuajti dhe barazoi shifrat 1:1. Skuadra drenicare arrin kthej eperësinë dy minuta para së të përfundonte pjesa e parë, Gashi provoi nga larg, por gjuajten e ndali portieri Hamza, që dëbon vetem deri te Syla, i cili nuk e pati vështirë të shënoj nga afër 2:1. Rahoveci në pjesën e dytë lujati më me angazhim, në minutën 66 mesfushori Gashi pason për Cenën, që i ikën kurthës së pozitës jashtë loje, niset në drejtim të portës së Drenicës, gjuan dhe shënon për t’i barazuar 2:2. Drenica nuk kishte cka të humbiste më, sulmoi pa rreshtur, por për t’i gëzuar fitorës vetëm 5 minuta para fundit kur nga e djathta harkon Jashari, në zonën e rreptësisë Muja gjuan me kokë dhe shënon për rezultatin përfundimtar 3 me 2 për Drenicën. / Drenica – Rahoveci 3:2 (2:1) / Stadiumi “Bajram Aliu”, Skenderaj / Shikues: 300 Shënues: Lushtaku (pe.13’), A.Syla (43’) Muja (85’) - (Dre) -– Sheshu (30), Cena (66)-(Rah) Drenica: Shosholli, Syla, Lushtaku, Jashari, Geci, Gashi, Zhabollaj, Hajdari, Demiraj, Muja dhe A.Syla Rahoveci: Hamza, Haxhimustafa, Gashi, Sylejmani, Shehu, Mullavda, Cena, Gashi, Rama, Hoti dhe Vuciterna |
|
Azhornuar së fundi ( Wednesday, 30 December 2009 )
|
|
Te shtunen Drenica - Liria , ora 17:00 |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Thursday, 13 August 2009 |
|
Kete te shtune, me 15.08.2009, duke filluar nga ora 17:00,fillon stinori i ri në Raiffeisen Superligen e Kosoves ne futboll. Në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj, KF Drenica është mikepritese e KF Liria nga Prizreni. Perveq hapjes zyrtare te kampionatit te ri, pikerisht ne fillim te ketij stinori edhe do te fillojne punimet per rregullimin e shkalleve te stadiumit, ne pjesen perendimore te saj, ku me kete rast para fillimit te ndeshjes Drenica - Liria , me nje ceremoni edhe do te vendoset gurthemeli i ndertimit te shkalleve te stadiumit "Bajram Aliu". Ne kete menyre , klubi iu ben thirrje te gjithe sportdashësve, e ne veqanti simaptizuesve te flakt te Drenices qe ne numer sa me te madh te jene prezent ne kete ndeshje, e cila simbolikisht shenon edhe zyrtarisht fillimin e stinorit te ri e poashtu edhe ndertimit te shkallëve te stadiumit, deshire kjo e kahmotshme e dashamirëve te sportit ne pergjithësi. |
|
Drenica vazhdon pergaditjet ne Gjevgjeli, Maqedoni |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 29 July 2009 |
|
Ekspedita kuq e zi, e përbëre prej 25 futbollistëve dhe shtabit teknik, ka udhetuar dje per ne Gjevgjeli te Maqedonise, per te zhvilluar fazen e fundit pergaditore para fillimit te kampionatit. Gjatë qendrimit ne Gjevgjeli, perveq pergaditjeve intenzive, jane parapare edhe disa ndeshje kontrolluese, ne menyre qe te komponohet ekipi , per nje fillim te sukseshem te kampionatit. "Padyshim kjo faze pergaditore qe do te zhvillohet ne Maqedoni do te jete shume e rendesishme per ekipin. Ne ndeshjet kontrolluese qe shpresoj ti zhvillojme gjate qendrimit ne Gjevgjeli, do te shohim ku jemi dhe do te mundohemi qe te komponojm nje ekip te forte per fillim te suksesshem te kampionatit", eshte shprehur per faqen tone trajneri i KF Drenices, Xhafer Dobra. Ekspedita e Drenices do te qendroj t 8 dite ne Gjevgjeli te Maqedonise . |
|
Edhe Premton Muja në Drenicë |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Sunday, 19 July 2009 |
|
Ish sulmuesi i spikatur i Gjilanit, Premton Muja, ka firmosur me Drenicen. Ne vazhden a angazhimit te perforcimeve sa me cilesore, KF Drenica te shtunen , ka arritur marrveshje me sulmuesin e spikatur Premton Muja. Muja i eshte bashkangjitur skuadres te shtunen, ku ka zhvilluar edhe stervitjen e parë se bashku me bashkëlojtaret tjerë te skuadres. Drejtuesit e skuadres kuq e zi , shprehen dukshem te kenaqur me keto perforcime, dhe padyshim presin nje kampionat te suksesshem. Ditë me parë Drenices i janë bashkanagjitur edhe Fitim Haliti e Arsim Plepolli. |
|
Fitim Haliti e Arsim Plepolli firmosin me Drenicen |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Saturday, 18 July 2009 |
|
Sulmuesi i spikatur Fitim Haliti, i cili sezonin e kaluar ishte pjese e Beses se Kavajes nga kampionati Shqiptar, ka firmosur dje, me 17.07.2009, me KF Drenica kontratë një vjeqare. Poashtu, edhe mesfushori cilesor Arsim Plepolli,i cili vjen nga radhet e te sapo inkuadruarit ne Superlige, KEK-u, ka firmosur kontrate një vjeqare me KF Drenica. Ceremonia e nenshkrimit te ketyre kontratave eshte zhvilluar ne lokalet e Stadiumit "Bajram Aliu" ne Skenderaj. Ne emer te KF Drenica, kontratat me keta lojtar shume cilesor i nenshkroj drejtori i KF Drenica , z.Rrustem Rukolli, merita e te cilit jane edhe keto perforcime shume te qelluara. Te dy palet, si lojtaret e sapoardhur , poashtu edhe zyrtaret e KF Drenica padyshim se ishim shume te kenaqur me marrveshjen e arritur. Poashtu, KF Drenica, me heret kishte siguruar sherbimet edhe te disa lojtarve , si Leorant Dakaj, Perparim Demiraj, Rexhë Zhabollaj, Shkelzen Rugova e Mark Milicaj nga Istogu si dhe Arton Hajdari nga Feronikeli. Dite me pare, klubi ka filluar pergaditjet per sezonin e ri 2009-2010. Padyshim me ardhjen ketyre perforcimeve te qelluara edhe atmosfera eshte jashtezakonsht e mire dhe me padurim presin fillimin e kampionatit. Faza e pare e pergaditjeve per kampionatin e ri po zhvillohet ne Skenderaj,kurse fazen e dyte planifikojne qe ta zhvillojne ne Struge,Maqedoni pas dates 24 Korrik. Gjithashtu, lajm shume i mire per te gjithe dashamiret e sportit e futbollit drenicas ne veqanti eshte se kane filluar procedurat e tenderimit per rregullimin e shkalleve ne stadium, keshtu qe ne nje afat sa me te shkurter kohor, edhe do te fillojne punimet. |
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 23 June 2009 |
|
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 30-të (të fundit) në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Në këtë javë u realizuan 39 gola, në tri ndeshje fitore shënuan skuadrat mysafire, kurse në pesë ndeshje fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase. Kjo javë përcaktoi edhe skuadrën e fundit e cila do të largohet nga elita, e ajo është Trepça’89, e cila pësoi humbje nga rivalja lokale, Trepça, 5:3. Kësisoj, në edicionin e ardhshëm Drita, 2 Korriku, Istogu, Besiana, Ulpiana dhe Trepça’89 do të garojnë në një rang më të ulët të garave, kurse Liria dhe KEK-u do të jenë pjesë e shoqërisë elite. Drenica në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj e mposhti Prishtinen me rezultat 3:2. Keshtu u mbyll edhe ky sezon futbollistik ne vendin tone. Kampionati i ri 2009-2010 do te startoj ne fillim te gushtit. | Java 30 - 21.06.2009 | Kosova V
| Gjilani | 3
| 1
| | Ferizaj | Besa | 3 | 0 | Trepça'89
| Trepça'89 | 3
| 5
| | Vëllaznimi | Istogu | 4 | 2 | | Flamurtari | Ulpiana
| 5 | 0 | | Besiana | Hysi
| 1 | 4 | | Drenica | Prishtina | 3 | 2
| Drita
| 2 Korriku
| 1 | 2 | | | | Nr | Skuadra | Nd | Pikë | | 1. | Prishtina | 30 | 57 | | 2. | Besa | 30 | 50 | | 3. | Vëllaznimi | 30 | 49 | | 4. | Trepça | 30 | 49 | | 5. | Kosova V
| 30 | 48 | | 6. | Gjilani
| 30 | 47 | | 7. | Hysi
| 30 | 46 | | 8. | Ferizaj | 30 | 46 | | | | Nr | Skuadra | Nd | Pikë | | 9. | Flamurtari | 30 | 46 | | 10. | Drenica | 30 | 45 | | 11. | Trepça'89 | 30 | 42 | | 12. | Ulpiana | 30 | 36 | | 13. | Istogu | 30 | 32 | | 14. | 2 Korriku | 30 | 29 | | 15. | Besiana | 30 | 26 | | 16. | Drita | 30 | 23 |
|
|
|
Orari i ndeshjeve te javes se fundit |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Saturday, 20 June 2009 |
|
Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Dilema e vetme e cila pritet të zgjidhet këtë javë është rreth skuadrës së gjashtë e cila do të bie në një rang më të ulët të garave, ngase tashmë kampione është shpallur Prishtina, kurse nga shoqëria elite dihet se do të përshëndeten Drita, 2 Korriku, Istogu, Besiana, Ulpiana. Në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj, KF Drenica pret kampionin e Raiffeisen Superliges, Prishtinen. Ky takim, si dhe te gjitha te tjerat do te zhvillohet te dielen. Raiffeisen SUPERLIGA, java e 30-të (e fundit) për edicionin garues 2008/2009 E diel, 21.06.2009 Drita - 2.Korriku Muhedin Ferati, B.Sejdiu, F.Brahushi, Vëllaznimi-Istogu Bejtë Fejzullahu, J.Musolli, A.Sopi, Kosova(v)-Gjilani Hajriz Hajdari, E.Janjevaliu, A.Latifi, Trepça 89-Trepça Idriz Kelmendi, Z.Miranaj, G.Shala, Drenica-Prishtina Isa Mustafa, A.Peshteri, F.Jakupi, Besiana-Hysi Artan Hoxhaj, E.Baliqi, M.Rrahimi, Ferizaj-Besa Përparim Hasani, I.Shuleta, G.Havolli, Flamurtari-Ulpiana Zymer Berisha, A.Latifi, F.Agërbashi. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30.
|
| << Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 10 nga 63 |
|
|